Në kërkim për tentativë vrasjeje, vihet në pranga 28-vjeçari në Elbasan

16 Maj 2023, 10:35

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi prej kohësh ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje.

Burime bëjnë me dije se në pranga është vënë 28-vjeçari Qamil Hasa, i cili dyshohet se në muajin gusht të vitit të kaluar kishte tentuar të therte me thikë një 33-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta.