Në Kroaci Ballkanit i vlen vetëm fitorja, Daja: Dinamo Zagreb shumë e fortë, por s'dorëzohemi

14 Dhjetor 2023, 14:28 | Përditesimi i fundit: 2023-12-14 14:32:00

Trajneri i Ballkanit Ilir Daja e di se kundër Dinamos së Zagrebit në Kroaci e pret një përballje e vështirë, por thotë se do luajnë gjithçka për gjithçka. Kampionët e Kosovës duhet të sigurojnë tre pikët për të shpresuar te kalimi i grupeve në Conference League.