Në kulmin e sezonit turistik, ‘Uji i ftohtë’ pa ujë, mungesë dhe te Shtëpia e fëmijës! Banorët: Vijnë punëtorët sa shohin vendin dhe ikin

24 Qershor 2021, 16:31

Banorët e lagjes turistike "Uji i Ftohtë" në Vlorë janë ankuar në Report Tv se prej 10 ditësh mungon uji në çezmat e shtëpive të tyre. Këtë shqetësim e kanë paraqitur në ndërmarrjen e Ujësjellësit, por pa marrë zgjidhje.