'Në Librari' vjen me 4 tituj të rinj, nga 'Të Padukshmet' e Lara Prescott tek 'Libri i minifabulave'

9 Maj 2021, 18:37

Libri 1

Shkrimtari Daut Gumeni rrëfen përmes romanit “Në rrathët e humbëtirës” raportin me lirinë dhe të vërtetën. Shqetësimin e tij autori e nge përmes disa rrathëve. Nga era e fortë e Sterrës, tek vithisja, më pas nga vorbulla siberiane tek përmbytja.

Libri 2

Romani “Të padukshmet” i Lara Prescott rrëfen një histori lirie, dashurie dhe spiunazhi. Autorja Lara Prescott, që ka marrë emrin pikërisht nga protagonistja e “Doktor Zhivagos” të shkrimtarit rus Boris Pasternak vendos të na rrëfejë komplotin e fshehtë të CIA-s për botimin e këtij romani jashtë ish-BS dhe dërgimin e tij m’u në zemër të Moskës.

Libri 3

I biri i shkrimtarit Moikom Zeqo përgjatë pandemisë së koronavirus-it plotëson amanetin e të atit, që vajza e tij Pandora të mësojë shqip ai boton “Librin e minifabulave”. Këto fabula të ilustruara Enkeleida Ester Prifti janë botuar nga vet autori në disa libra nga vitet 1970 deri në 90-ën.

Libri 4

Shkrimtari Pandeli Koçi ka studiuar rreth 30 botimet në poezi, prozë edhe eseistikë të Agim Gjakovës, që të botojë një Fjalorth për veprat e këtij autori. Pandeli Koçi na rrëfen se ky studim, është një model, që duhet bërë me veprat e të gjithë shkrimtarëve shqiptarë, të cilët ccdo ditë punojnë për të pasuruar gjuhën shqipe

    No videos found.