Në luftë me COVID-19, Biden bën të detyrueshëm vaksinimin për punonjësit e qeverisë dhe kompanitë e mëdha

10 Shtator 2021, 13:51

Në përpjekje për të vënën nën kontroll valën e re të infeksioneve të shkaktuara nga variantit Delta,  presidenti amerikan Joe Biden njoftoi për masat e reja që kërkojnë nga punëtorët e kompanive të mëdha të vaksinohen ose të përballen me testime javore.

Masat gjithashtu përfshijnë një detyrim vaksinimi për miliona punonjës të qeverisë federale dhe vijnë ndërsa Biden përballet me presionin për të luftuar një tjetër rritjet të rasteve të të infektuarve.