Në 'Metropol' për 'Me këndu Zërin'! Robert Bisha bën bashkë artistë shqiptarë e italian për tri net: Tradita muzikore e dy vendeve dhe eksperimentimet me vokalin

6 Tetor 2023, 15:38

Nisi mbrëmjen e së enjtes në teatrin “Metropol” festivali “Me këndu zërin” që bën bashkë muzikën dhe artistë të përzgjedhur të Italisë e Shqipërisë. Nën drejtimin artistik të muzikantit Robert Bisha, dhe me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës, Festivali vijon deri të shtunën.