Në Molung të Mirditës rrezikohen banesat, evakuohen disa familje! Maja e Rrunës në Kukës vijon prej ditësh të digjet, në pritje për helikopter

16 Gusht 2021, 09:55 | Përditesimi: 16 Gusht 2021, 12:42

Zjarri vijon të përpijë dhjetëra hektarë tokë në majën e Rrunës, ku prej disa ditësh kjo vatër vijon të jetë aktive dhe shumë problematike. Ndonëse në terren janë angazhuar forca zjarrfikëset, punonjës të pyjores dhe të komunitetit, zjarri nuk është shuar ende. Pritet që të bëhet ndërhyrja nga ajri pasi situata paraqitet e vështirë.

KT/Shqiptarja.com