Në muze busti i Klementit XI, Papës me origjinë shqiptare! Fondacioni i drejtuar nga Zef Bushati sjell dhuratë nga Vatikani një libër 300-vjeçar

27 Shtator 2023, 16:11

Muzeut Historik iu dhurua busti i Papa Klementit të XI-të, Albanit, që jetoi me krenarinë e origjinës shqiptare dhe kontribuoi për vendin tonë. Fondacioni që mban emrin e tij i drejtuar nga Zef Bushati solli po ashtu nga Vatikani në Muze një libër të rrallë për Papën, që shërbeu për 21 vjet në krye të kishës katolike.