Në Muze prej 2019-ës, lihet në oborr! Studiuesit të shqetësuar për Gurin e Xhuxhës: Artefakt prehistorik, ka shkrimin më të vjetër në botë, të vendoset brenda

8 Prill 2023, 16:53

Ambientalisti Sazan Guri dhe një grup studiuesish shprehin shqetësimin për neglizhencën e institucioneve ndaj “Gurit të Xhuxhës”, të zbuluar në 2019-ën në Mirëditë. Prej 3 vjetësh ky objekt ndodhet në oborrin e Muzeut Kombëtar, në pritje të projekteve të institucioneve kulturore për këtë gur me shënime prehistorike.