Në përgjimet e operacionit 'Shpirti' dhe 1 gazetar, paguhej nga grupet kriminale për të fshehur parcelat e tyre me kanabis dhe për të denoncuar në emisione të rivalëve! E fundos i 'penduari'

22 Korrik 2021, 12:59 | Përditesimi i fundit: 2021-07-22 14:55:55

TIRANË- Hetimet e SPAK dhe Anti-Mafias janë zgjeruar në Shqipëri në kuadër të operacioni 'Shpirti'.  Burime për Report Tv bëjnë me dije se të dyshuar si pjesë e grupit edhe gazetarë shqiptarë që lobonin për llogari të aktivitet kriminal të të arrestuarve.

Që do të thotë, gazetari paguhej nga grupet kriminale për të fshehur parcelat e tyre me kanabis dhe për të denoncuar të kundërshtarëve të tyre. Gjithçka është zbuluar nga 'i penduari' i drejtësisë i cili ka folur dhe ka rrëfyer gjithçka, mirëpo ka edhe përgjime.