Në përvjetorin e 30 të PS, socialistët mbledhin sot Kongresin në 'Air Albania' e rizgjedhin strukturat! Zbardhet axhenda

12 Qershor 2021, 13:45

Në këtë përvjetor të 30-të, Partia Socialiste do të mbledhë pasditen e sotme Kongresin në "Air Albania". Kongresi prite të fillojë në orën 18:00 dhe gjithçka do të zhvillohet në zbatim të masave kundër koronavirusit. Hapja do të bëhet me një video dokumentar për rrugëtimin e PS.

Pritet që PS të paraqesë sot në Kongres vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës. Një analizë do ti bëhet dhe rezultatit të 25 prillit, pasi ndonëse PS ka fituar mandatin e 3 duke hyrë në histori, jo të gjitha strukturat kanë arritur rezultatin e parashikuar.