Në prag të Krishtlindjes, të gjithë në Korçë e Pogradec, radhë kilometrike në autostradën Tiranë-Elbasan! Në shesh super atmosferë, në Vlorë qetësi

24 Dhjetor 2022, 17:57

Atmosfera e Krishtlindjeve ka pushtuar të gjithë vendin. Sheshi ‘Skënderbej’ ka mbledhur rreth vetes qindra qytetarë, disa duke bërë foto pranë pemës, të tjerët të konsumojnë një pije në shoqëri të mirë, e të tjerë në pritje të koncertit që do të mbahet në qendër.