Në pranga 62 vjeçari! Vaj ulliri dhe djath me datë të falsifikuar dhe të rrezikshme

4 Mars 2021, 13:32 | Përditesimi i fundit: 2021-03-04 13:40:58

Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se u ndryshonte datën e skadencës produkteve ushqimore, të cilat i shiste si produkte bio.

Është arrestuar Mihal Kote, 62 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në biznesin e tij u konstatua se kishte të ndryshuara datat e skadencës të disa produkteve që prodhonte, kishte paraqitur të rremë etiketimin e disa produkteve ushqimore që shiste dhe disa produkte të tjera i kishte të papajisura me fatura tatimore me TVSH.Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Kotes ia janë sekuestruar një sasi e madhe djathi dhe vaj ulliri, produkte të cilave i kishte falsifikuar datën e skandencës.  Ndërkohë që djathin e lopës ua shiste si djath dhie. Ai kishte bërë gati vaji me paketim 1 litër dhe 750 ml për t'i hedhur në treg me mbishkrimin 'vaj bio nga ullinjtë e Sarandës'