Në Rrogozhinë e bëjnë 7+, Egnatia fiton me Erzenin dhe bën tifozët ‘me zemër’! Dwamena tripletë

13 Shtator 2023, 18:16

Superliga shqiptare e futbollit ka çelur javën e tretë me shumë gola. Në Rrogozhinë, Egnatia vendase fitoi 4-3 kundër Erzenit, në një ndeshje që prodhoi gjithçka, nga golat, penalltia me VAR, tripleta dhe te tensioni në fundin e lojës.