Në shesh për vulën, jo kundër Ramës, qëllimi i vërtetë i protestës? (20 shkurt 2024)

21 Shkurt 2024, 07:52 | Përditesimi: 21 Shkurt 2024, 07:52

Analisti Arben Meçe u shpreh se qëllimi i protestës sipas tij është eleminimi i fraksionit anti-berishisht në PD. Ndërsa teksa foli për faktin që Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji qëndronin në krye të protestës, tha se të 2 deputetët kanë qenë të infiltruar të Sali Berishës për t’i marrë Lulzim Bashës drejtimin e PD-së.

    r.k./Shqiptarja.com