LEZHË- Një motorist nga Bosnja, që kishte ardhur për tur në Shqipëri së bashku me një grup shokësh, është përplasur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç pranë fshatit Shëngjin.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga automjeti.















