Në shtator nis restaurimi i Torres Veneciane dhe Hamamit në Durrës, projekti financohet nga BE

17 Gusht 2021, 18:10

Torra Veneciane dhe Hamami turk, dy prej objekteve të rëndësishme të historisë në qendër të Durrësit qëndrojnë të mbyllura prej viti e gjysmë. Por lajmi i mirë është se në shtator do të nisë restaurimi dhe rijetëzimi i tyre. Drejtori i Trashëgimisë, Alban Ramohito duke folur për Report Tv tha se Torra Veneciane nuk do të shërbejë më si lokal. Ndërsa një speciale mbi thesaret e fshehura të Durrësit do të mund ta ndiqni sot në 17:30 në Report TV.