Në shtator rifillon kontrolli teknik për mjetet personale, Gonxhja për 'Report Tv': Arrihet brenda këtij viti cikli i plotë i kolaudimeve

18 Qershor 2021, 14:31

Prej 31 majit rifilloi kontrolli teknik i automjeteve, i cili ishte i bllokuar që prej janarit të këtij viti, pasi ky shërbim kaloj nga privati në shtet. Kolaudimi aktualisht po kryhet për mjetet e rëndësisë së veçantë ku përfshiheshin automjetet shtetërore, autoambulancat, mjetet e transportit publik apo të mallrave. Ndërkohë Report TV ka mësuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor se kontrolli teknik për mjetet personale do të rifillojë në muajin shtator.

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja, thotë për Report TV se brenda këtij viti do të arrihet i gjithë cikli i plotë i kolaudimeve, pra të gjitha mjetet që e kanë të nevojshëm këtë shërbim në bazë edhe të ndryshimeve ligjore. Sipas tij nga shtatori 2021, do të fillojnë të kryejnë kolaudimin makinat të cilave ju skadon më shpejt certifikata e kontrollit edhe pas shtesës së bërë me akt normativ prej 3 muajsh.