Në temperatura 'afrikane', radhë të gjatë në Kakavijë! Autoritetet greke 'njohin' edhe vaksinat ruse e kineze: Lejohen edhe shqiptarët e vaksinuar me Sinovac, Sinopharm dhe Sputnik V

24 Qershor 2021, 13:48 | Përditesimi i fundit: 2021-06-24 16:02:33

Të gjithë qytetarët që kanë kryer të dyja dozat e njërës prej vaksinave të aprovuara nga EMA, Sinovac, Sinopharm dhe Sputnik do të mund të udhëtojnë drejt Greqisë, mjafton certifikata e COVID. Megjithatë një keqorganizim dhe mungesë sportelesh në pikën kufitare greke, ka krijuar një radhë të gjatë makinash të cilat në temperatura mbi 40 gradë presin të kalojnë drejt territorit grek.