'Në vëndin tim në vëndin tënd, një i çmendur një vënd e çmënd', Grida Duma i reciton Ramës poezinë që Dritëro Agolli e shkroi për Berishën

7 Tetor 2021, 12:39 | Përditesimi: 7 Tetor 2021, 12:39

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e PD-së, Grida Duma, zgjodhi disa vargje të shkrimtarit Dritëro Agolli, për t'ju drejtuar kryeministrit Edi Rama. 'Në vëndim tim në vëndin tënd, një i çmendur një vënd e çmënd', ishin vargjet e cituara nga Grida Duma, por duke harruar se këto vargje, Agolli i shkroi në parlament gati 28 vite më parë, duke dëgjuar një fjalim të ish-kreut të PD-së, Sali Berishës. Poezinë, më pas Agolli e plotësoi, e teksa ai nuk ka artikuluar kurrë se ky varg iu 'dedikua' Berishës, kjo është konfirmuar nga kolegë të tjerë të tij.

  •  

r.k./Shqiptarja.com