Në vendlindje nuk ka një vend për të kujtuar Agollin! Ndërtimi i shtëpisë muze në Menkulas 20 vite “zvarrë”

13 Tetor 2021, 21:35

Shtëpia muze për Dritëro Agollin në Devoll ka degraduar plotësisht, ndërsa pushtetarët vendorë thonë se Ministria e Kulturës ende nuk ka akorduar fondet. Miq dhe të afërm u mblodhën në një lokal për  90-vjetorin e Dritëroit pasi në vendlindjen e tij në Menkulas ende nuk ka një vend për ta kujtuar.