Në vigjilje të 28 nëntorit, mungon dekori kuqezi në Vlorë! 10 ditë para festës, bashkia nuk ka vendosur flamuj në sheshe

18 Nëntor 2023, 11:56 | Përditesimi i fundit: 2023-11-18 12:24:15

Nderkohe që në qytete të tjera si Durrësi, flamuri valvitet në sheshe, në Vlorë rrugët e qytetit janë të boshatisura. Report TV kreu vëzhgim, të shtunën e 18 nëntorit, kur na ndajnë vetëm 10 ditë nga festa e pavarësisë! Siç shihet mungon atmosfera festive. Nuk ka asnjë flamur në Vlorën e Flamurit!