Negociata PS-Rithemelimi, Basha jashtë loje. Gogu: Ska pazar me non-gratën por opozita reflektoi (13 Mars 2024)

14 Mars, 07:03 | Përditesimi i fundit: 2024-03-14 07:09:09

Negociatat mes PS dhe Rithemelimit duket se kanë ngecur, ndërsa mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e parashikuar për ditën e sotme nuk u mbajt. Deputeti socialist Toni Gogu i ftuar në Report Tv thotë se nuk ka pazare, por po zbatojnë kushtetutën.

Në emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga, deputeti i mazhorancës thekson se nuk ka asnjë negociatë me non grata, por sipas tij është një reflektim i opozitës dhe mirëpresin dëshirën e tyre për të kthyer në normalitet në Kuvend. Ai thekson se mazhoranca është e gatshme të ngrejë komisione hetimore sipas asaj çfarë parashikon ligji.