Një tjetër përpjekje e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet ka dështuar pak minuta më parë. Ai vijon të refuzojë çdo thirrje të policisë dhe qëndron i vetëm brenda automjetit prej më shumë se tre orësh.
Forcat e rendit kanë tentuar disa herë ta bindin të vetëdorëzohet, por deri tani pa rezultat.
Ndërkohë, në terren janë pozicionuar edhe snajperët e forcave speciale RENEA, të cilët qëndrojnë në gatishmëri për të ndërhyrë nëse situata përshkallëzohet.
Operacioni policor vijon, ndërsa zona mbetet e rrethuar nga forca të shumta policore



















