Negociatat me Palokën për zgjedhjet, Korreshi: PD drejt bashkimit, takimi pati nota pozitive! Palët kanë vullnet për të dalë me një kandidat

18 Tetor 2022, 18:15

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka komentuar takimin e sotëm mes Gazment Bardhit dhe Edi Palokës sa i takon negociatave për zgjedhjet vendore 2023. Korreshi tha në Report Tv se takimi ka qenë me nota pozitive mes dy palëve, ndërsa theksoi se të dy kampet brenda PD-së kanë vullnetin për të bashkëpunuar.