Negociatat/ Trump: Më e vështirë me Kievin sesa Moskën, besoj se Putin dëshiron fundin e luftës, Evropa s’ka një plan të qartë për paqen

8 Mars, 15:59

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është më e vështirë të negociohet për paqe me Ukrainën sesa me Rusinë. Gjatë një konference për shtyp në Zyrën Ovale ai tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë përparime të mira në negociatat me Moskën, krahasuar me Ukrainën.