Një lajm i madh ka mbërritur për boksin shqiptar. Kampioni i pamposhtur i peshave të rënda, Nelson Hysa, është bërë i pari sportist nga Ballkani, i cili do të marrë pjesë në finalet e ‘Riyadh Season’. Promotori më i madh i botës Frank Warren dhe promocioni që ai drejton, e ka ftuar në aktivitetet e tij edhe Kampionin e Europës e njëkohësisht numrin 12 në ranglistën botërore.
Një ftesë që vjen prej sukseseve të vazhdueshme të tij në boksin profesionist, por mbi të gjitha nga suksesi i fundit në ringun e Londrës ky Hysa nokautoi kampionin e Argjentinës. Ai merr kontraten e jetës, ftesën të boksojë në "Show" dhe promocionin e "Riyadh Season". Në një ndeshje për të mbrojtur titullin e kampionit të Europës në Manchester më 8 shkurt në sallën e famshme "CO OP Arena".
Kampioni Shqiptar Nelson Hysa shkon atje për ndeshjen e 20-të, me një bilanc fantastik prej 19 fitoresh dhe 0 humbje.