Nën masa të forta sigurie, Kombëtarja lë hotelin në Nish! Niset drejt stadiumit në Leskovac

11 Tetor, 18:38 | Përditesimi: 11 Tetor, 18:38

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka lënë hotelin në Nish dhe nën masa të forta nga policia serbe është nisur drejt stadiumit të Leskovacit, aty ku në 20:45 luhet Serbi - Shqipëri. Diçka më shumë se 40 kilometra rrugë do përshkojnë kuqezinjtë me autobus, për të shkuar në impiantin e ndeshjes.

E.H/Shqiptarja.com