Nën ritmet e muzikës elektronike, qindra të rinj ‘pushtojnë’ bregdetin e Shëngjinit në ‘UNUM Festival’

3 Qershor 2021, 20:30

UNUM Festival, cili zyrtarizoi mbajtjen e edicionit të dytë, ka mbledhur qindra të rinj në bregdetin e Shëngjinit.

Siç shihet nga pamjet, të rinjtë shqiptare, por edhe shumë turistë të huaj, janë grumbulluar duke festuar dhe dëfryer nën ritmet e muzikës elektronike. Sa u përket masave anti-COVID, të rinjtë duket se e kanë të vështirë që t'i zbatojnë.Nga data 3 deri më 7 qershor në plazhin e Ranës së Hedhun në Shëngjin, UNUM Festival pritet të sjellë turistë nga mbarë bota.