Nëna lehonë kthehet pranë të birit, rrëfen ditët në burg teksa tund djepin: S'e përballoja dot, kam qarë ditë e natë! Më thanë s'duam t'ia dimë që sapo ke lindur

18 Mars 2023, 11:15 | Përditesimi: 18 Mars 2023, 14:20

Është kthyer pranë foshnjes, dhe tashmë djepin e tund dora e nënës. Diana Bahçja është akoma e mpirë nga tronditja e arrestimit dhe shkëputjes nga fëmija vetëm 8 ditë pasi kishte lindur. Ajo tregon se në qelite e burgut vetëm ka qarë dhe ishte e ndarë nga gratë e tjera.

KT/Shqiptarja.com