Eksperti Fatos Çoçoli i ftuar në Report Tv ngre shqetësimin për nëndeklarimin e pagave, një fenomen që sipas tij po dëmton rëndë tregun e punës dhe konkurrencën e ndershme. Ai e quan krim ekonomik, ndërsa thekson se nëse ky fenomen nuk do të ishte kaq masiv, paga minimale mund të shkonte deri në 90 mijë lekë. Jo 70 mijë lekë, sa parashikon qeveria që ta çojë deri në fund të mandatit të tretë.
“Pa patur këtë trukimin, që është krim ekonomik, ne mund ta kishim pagën në sektorin privat edhe 90 mijë lek, kaq i madh dhe masiv është trukimi”, thotë ai.





















