Nëndrejtoresha e COVID 2, Bala: Për 1 vit e gjysmë 2500 shtrime! Më të prekur meshkujt, tetor-janar 2020 luftë brenda spitalit! Vera pa stres, s’do kemi më valë të madhe

11 Maj 2021, 19:17

Vaksinimi masiv ka sjellë një situatë të qetë edhe në spitale. Në një intervistë në Report TV Silvana Bala, nëndrejtoresha e “Shefqet Ndroqit” i njohur ndryshe si spitali COVID 2, tha se në këtë spital aktualisht ka 37 pacientë, 3 në reanimacion dhe 1 i intubuar. Sa i përket shtrimeve Bala tha se mesatarja është 3-4 pacientë në ditë.