Kryetari i Shoqatës së Turoperatorëve për Report Tv: Tregu shqipfolës ‘shpëtoi’ turizmin nga pandemia! Duhet të konkurrojmë me cilësi, jo me çmime të ulëta

26 Janar 2022, 14:02 | Përditesimi i fundit: 2022-01-26 14:04:18

Kryetari i Shoqatës së Turoperatorëve Kliton Gërxhani, duke folur për “goditjen” që i dha pandemia turizmit në Report Tv tha se atë e ka shpëtuar “tregu shqipfolës”. Ai sqaroi se me “tregun shqipfolës” nënkupton turistët që vijnë nga Kosova si edhe shqiptarët që për shkak të pengesave të pandemisë kanë shijuar pushimet në vendin tonë.