Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e Kolegjit të Evropës në Tiranë, Varhelyi: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh! Jemi gati të zgjerohemi

6 Tetor 2023, 11:03 | Përditesimi i fundit: 2023-10-06 16:59:22

U nënshkrua sot në Tiranë, Memorandumi i Mirëkuptimit për hapjen e kampusit të Kolegjit të Evropës. Kolegji i Europës, një nga institucionet kryesore në zhvillimin dhe promovimin e projektit europian, do të vendoset në një nga simbolet e transformuara të kryeqytetit, te Piramida, ndërtesë që po merr një pamje të re, për t’u shndërruar në qendrën e teknologjisë dhe informacionit për Ballkanin Perëndimor.