'Nëse nuk fitojmë, le të mos humbasim', Sylvinho para Çekisë: Ja pse nuk e ftova Abrashin, llogaritë i bëjmë në nëntor! Daku dhe Muja luajnë

2 Shtator 2023, 14:17

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka detyrë të vështirë në muajin shtator, teksa për kualifikueset e Euro 2024 luan kundër Çekisë në transfertë dhe Polonisë në Tiranë. Pasi shpalli listën me 25 emrat e ftuar për këto dy duele deçizive, Sylvinho doli në konferencë për mediet, ku foli më shumë për lojtarët, formën dhe objektivat.