Nesër (e premte) në orën 19:00 e gjithë vëmendja do jetë në 'Air Albania', aty ku Partizani dhe Tirana do përballen në derbin e kryeqytetit, sfidë kjo që vlen për raundin e gjashtë në Superligës. Ndeshja i gjen dy skuadrat në zonën e mbijetesës, teksa rezultati mund të sjellë pasoja për trajnerët.
Para medieve doli Roberto Bordin, trajneri italian i Tiranës që ka tre ndeshje në drejtim të skuadrës. Bordin ka thënë se Dembele dhe Meta janë të gatshëm, teksa sipas tij është koha për të fituar në derbi.
“Derbi? Besoj erdhi ora e fitores, duke pasur parasysh edhe moralin që lojtarët kanë shfaqur, duke parë edhe ndeshjen e fundit që kemi bërë, e meritonim të fitonim, gjithashtu edhe për klasifikimin që është shumë i rëndësishëm, por fitorja në derbi ka tjetër rëndësi dhe tjetër moral për skuadrën. Kishim shumë raste në fakt dhe duhet të jemi më konkretë në portë, ishin 3-4 raste deçizive dhe sigurisht duhet të përmirësohemi edhe në fazën mbrojtëse sidomos në markime për të mos marrë ato lloj golash.














