Nesër nis fushata, Begaj takim me drejtuesit e institucioneve: Garantoni proces të rregullt zgjedhor, dënoni shit blerjen e votës

13 Prill 2023, 11:28 | Përditesimi i fundit: 2023-04-13 14:21:36

Kur na ndan vetëm një ditë nga nisja e fushatës zgjedhore, Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me drejtues institucionet dhe diplomatë të vendit, nga ku dha mesazhe të fiorta për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Kreu i shtetit bëri thirrje që institucionet përgjegjëse të monitorojnë fushatën elektorale me kujdes dhe të dënojnë çdo fenomen që mund të cenojë procesin zgjedhor, mes tyre edhe shit blerjen e votës.