Nesër nis mësimi plotësues në shkolla, udhëzimi: Mësuesit të vaksinohen deri më 30 shtator! Mjeku Alban Ylli: Kush s'pranon, testim çdo javë, në të kundërt do pezullohet

31 Gusht 2021, 19:09 | Përditesimi: 31 Gusht 2021, 19:09

Nesër nis shkolla për të gjithë ata që duan mësim plotësues deri në çeljen zyrtare me 27 shtator. Sipas udhëzimit të ISHP-së, mësuesit duhet të jenë të vaksinuar deri më 30 shtator. Pas kësaj date, ata duhet të dokumentojnë arsyet përse nuk mund ta bëjnë vaksinën dhe t’i nënshtrohen tamponit çdo javë. Kush kundërshton, pezullohet pa të drejtë page, tha epidemiologu Alban Ylli në Report Tv. Me detyrim vaksinimi është edhe për sanitaret në shkolla dhe rojet.

KT/Shqiptarja.com