Ekskluzive/ Sondazhi i Piepolit: PS merr mandatin e 4-të me 50.5% të votave, bie Berisha me aleatët, por mbeten forcë e dytë, Lapaj i tretë! Rama lideri më i besuar

10 Prill 2025, 21:01 | Përditesimi: 10 Prill 2025, 23:06

Oferta politike e PS i bind më shumë shqiptarët. Sondazhi i Piepolit me Report Tv, tregon se 49% e votuesve e mbështesin programin socialist, ndërsa shprehen më skeptikë për premtimet e Berishës duke e votuar vetëm 34%. Rama vijon të mbetet lideri më i preferuar dhe merr mandatin e katërt me 50.5% të votave. Një ditë para hapjes së fushatës, Berisha humb elektorat krahasuar me sondazhin e marsit. Bie lehtë dhe Lapaj. Një përqindje e moderuar i japin mbështetje Shehajt, Doshit e Bashës.

    r.k./Shqiptarja.com