Nesër pasdite zhvillohet online Asambleja Kombëtare e PS, zbardhen vendimet që do të merren, analizë rezultatit të 25 prillit

1 Qershor 2021, 12:16

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mbahet nesër më 2 qershor, në orën 17:30, online.

Në rendin e ditës të bërë publik bëhet me dije se mes të tjerash PS do të vendosë për miratimin e projekt vendimit për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm të partisë. Nesër do të miratohet projekt vendimi për analizat e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prillit në strukturat vendore të partisë si dhe do të miratohet vendimi për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë.