Nesër Pashkët ortodokse, fluks në pikat e kalimit kufitar me Greqinë! Mbi 5600 emigrantë futen në Shqipëri nga Kapshtica

15 Prill 2023, 11:06

Fluks i shtuar i emigrantëve shqiptarë në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë 5612 shtetas kryesisht shtetas shqiptare që kthehen për të festuar Pashkët ortodokse. 

Gazetari i Report Tv Armand Braho raporton se situata momentalisht është e qetë, po punohet me 6 sportele (3 në hyrje dhe 3 në dalje) nga pala jone, ndërsa pala greke po punon me 2 sportele.