Adriana Kalaja e ftuar në Repor Tv ka folur për protestën e thirrur nga Sali Berisha. Kalaja tha se do të protestojnë në Bulevard. Sipas saj nesër do të ketë shumë surpriza.
“Do jemi në bulevard do ecim, nëse policia tenton të provokojë është sjellja më e mirë që në fakt duam ti’a tregojmë Evropës se kush është policia vërtetë, regjimi. Nesër do protestojmë kundra këtij regjimi, protesta do jetë shumë paqësore, vetëm nëse policia fillon dhunën, pengon hyrjen tonë aty ku e kemi destinacionin sipas ligjit. Do ketë shumë surpriza.