Nesër zgjedhjet në PD, Gjana: Kemi listën paraprake, në pritje të Harxhit dhe Kadillit për përfaqësuesit e tyre në komisione

12 Qershor 2021, 14:46 | Përditesimi: 12 Qershor 2021, 14:46

PD do të zhvillojë nesër zgjedhjet për kryetar, ndërsa Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana, bëri me dije se është miratuar lista, jo përfundimtare, e përfaqësuesve të kandidatëve në komisione.

Në një deklaratë për mediat, Gjana u shpreh se janë Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi të cilët ende nuk kanë dorëzuar listën e tyre dhe se për këtë do të ketë një mbledhje të Komisionit pasdite. Gjana theksoi se nuk do të bëhet pjesë e komisioneve të votimit apo numërimit, askush që nuk do të jetë anëtar partie dhe nuk i përket degës në të cilën është ngarkuar.

r.k./Shqiptarja.com