Netanyahu: Fundi i luftës në Gaza, kur të plotësohen 3 kushte, s’ka zgjidhje veçse të vijojmë luftën

20 Prill, 14:52 | Përditesimi: 20 Prill, 14:52

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se vendi i tij nuk ka zgjidhje veçse të vijojë të luftojë në Gaza. Sipas tij lufta në enklavë do të përfundojë vetëm kur të realizohen 3 objektivat, shkatërrimi i Hamasit, lirimi i të gjithë pengjeve dhe sigurimi që enklava nuk përbën asnjë kërcënim për Izraelin në të ardhmen.

E.H/Shqiptarja.com