Nga ’45 me diktaturën deri në ’99, Akademia Albanologjike përmbyll Historinë Shqiptare të shek. XX! 5 vëllime me risi e personazhe në jetë, Krasniqi: Shteti ta promovojë!

7 Gusht 2023, 15:42

Instituti i Historisë, pas 10 vitesh kërkimesh ka përmbyllur “Historinë e Shqiptarëve të shek. XX”. Studiuesi Afrim Krasniqi tregon për 5 vëllimet, që pasurojnë historinë tonë me risi në dokumente e teza, ku për vëllimin e pestë, që trajton nga ’45-ës në ’99-ën, tregon si u mbushën mungesat studimore veçmas për komunizmin, dhe shkrimi i historisë së tranzicionit, me emra me funksione publike.