Nga Dario Fo te Neil Simon, tri komedi në Tiranë! Orion Shima, ekspozita ‘Brio’ në ‘FAB’! Red Radoja, koncert në piano solo në Vlorë

1 Mars, 12:36

Pas suksesit të premierës, “Triptiku” i Puçinit  me tri vepra të suksesshme vijon të shfaqet çdo mbrëmje në orën 19.00 deri të dielën në skenën e Teatrit të Operas.

Historia e jashtëzakonshme e guximit e dy grave mike shkencëtare, Marie Curie dhe Hertha Ayrton, vijon sot në orën 19.00, deri në 3 mars në skenën e Teatrit Metropol në Tiranë. Pjesa e Lauren Gunderson vjen me regji të Armela Demajt, e cila interpreton në skenë me aktoren Yllka Mujo.

Komedia e Dario Fo “Martesë me kushte” me regji të Altin Bshës e interpretim të Olta Dakut dhe Gazmend Gjokës vijon të shfaqet çdo mbrëmje në orën 19.00 deri të dielën