Nga e hëna Britania e Madhe aksion 'blic' në gjithë vendin, emigrantët e paligjshëm dërgohen në Ruanda

28 Prill, 18:38 | Përditesimi i fundit: 2024-04-28 18:39:26

Një aksion blic për të ndaluar emigrantët e paligjshëm në Angli do të nisë të hënën nga Zyra e Brendshme. Operacioni do të arrestojë emigrantët gjatë takimeve të tyre në zyrën e migracionit dhe në të gjithë vendin duke i mbajtur në paraburgim derisa t’i largojë për në Ruanda sipas ligjit të ri kundër migracionit.