Nga Gledis Nano te Haki Çako e Joni Keta, kush janë 13 kandidatët për kreun e BKH

10 Qershor, 13:44 | Përditesimi: 10 Qershor, 13:44

TIRANË- 13 kandidatë janë zyrtarisht në garë për kreun e BKH. Aplikimi u mbyll pasditen e djeshme dhe mes personave që kanë shprehur interes për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë ish-kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, zv.drejtori aktual i BKH, Joni Keta apo edhe Kreu i Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile, Haki Çako.

r.k./Shqiptarja.com