Maduro dhe gruaja e tij mbërrijnë në Gjykatën e New York

5 Janar, 15:11 | Përditesimi: 5 Janar, 15:11

Ish-Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij kanë mbërritur në Gjykatën e Manhattanit në New York, pasi u morën më herët nga qendra e paraburgimit.

Mediat e huaja raportojnë se pasi zbritën nga helikopteri në Manhattan, Maduro dhe gruaja e tij iu drejtuan gjykatës me një automjet të blinduar.

Kujtojmë se Maduro dhe gruaja e tij u kapën 2 ditë më parë nga ‘Delta Force’ e SHBA-së, gjatë një operacioni të mirëorganizuar me urdhër të Presidentit Donald Trump.

A.A/Shqiptarja.com