Nga imitimi i veshjeve te formula e gatshme e këngës, guximi i Ronelës rebelon muzikantët: RTSH të reflektojë, të mos mbetet ‘peng’ i Eurovizionit

11 Maj 2022, 21:02 | Përditesimi i fundit: 2022-05-11 21:02:38

Pas përfundimit të gjysmëfinales së parë të Eurovizionit për këtë vit, shqiptarët për herë të parë nuk zemërohen për moskualifikimin e këngës përfaqësuese, por kritikojnë jurinë e drejtuesit e RTSH, që shpallën këngën “Sekret” të Ronela Hajatit si fituese. Minga, Ibrahimi dhe Shëngjergji analizojnë skemën e Festivalit të Këngës dhe bëjnë thirrje për refleksion.